Lahi Brahimaj mbjell një pishë në Kompleksin e Dëshmorëve në Jabllanicë, sfidon 10 persona
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, i është përgjigjur ftesës së bashkëluftëtarit, drejtorit të shkollës së fshatit Jabllanicë, Hysen Brahimaj për mbjelljen e një peme.
Lahi Brahimaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se në Kompleksin e Dëshmorëve në Jabllanicë ka pranuar sfidën për ta mbjell një pishë.
Brahimaj në këtë rast ka sfiduar 10 persona për mbjelljen e një peme.
Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:
Kompleksi i Dëshmorëve në Jabllanicë është njëra nga adresat ku mund të mësohet se si erdhem deri të liria e pavarësia.
Sot, me kënaqësi iu përgjigja ftesës së bashkëluftëtarit, drejtorit të shkollës së fshatit, Hysen Brahimaj për mbjelljen e një peme, në ketë kompleks memorial. Po nga ky vend, në vend të nominimit, unë bëjë lutje për të gjithë që të mbjellin nga një pishë (e pse jo edhe më shumë) në ketë kompleks që është ikonë e UÇK-së, jo vetëm e Jabllanicës, por e Dushkajës dhe në tërë Kosovën.
Të luturit (të nominuarit) për mbjelljen e pishave:
Pal Lekaj – Ministër i Infrastrukturës
Shpend Ahmeti – Kryetar i Prishtinës
Ali Berisha – zv/Ministër në MSH
Xhafer Gashi – Kryetar i Obiliqit
Nait Hasani – Deputet
Kriste Gjoka – Kom.i Policisë në Gjakovë
Brahim Mehmeti (Bimi)
Bislim Zogaj – ish deputet, Ddrejtor i agjensionit për përkujdesjen memorialëve.
Mehdi Pergjegjaj (Meda) – Këngëtar
Ejup Alimi – ish bashkëluftëtarë dhe tani deputet në parlamentin e Maqedonisë Veriore.