Lahi Brahimaj: Në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë

04 shkurt 2025 | 21:59

Kandidati i AAK për deputet, Lahi Brahimaj sot ka mbajt tubim në fshatrat Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësinë Lokale Bishtazhin, nga ku tha se morën përkrahje të madhe nga banorët.

Brahimaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se “në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë, duke i dhënë fund ngecjes dhe izolimit”.

Postimi i plotë:

Në takimet e mbrëmjes me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësinë Lokale Bishtazhin, isha edhe një herë dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze.

Në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë, duke i dhënë fund ngecjes dhe izolimit. Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin tonë drejt një Kosove më të fortë, më të begatë dhe të integruar plotësisht në familjen euroatlantike.

1️⃣3️⃣7️⃣Për Kosovën Fituese
1️⃣Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣Lahi Brahimaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Forumit Intelektual dhe kandidati për deputet, Artan Nimani…