Lahi Brahimaj në takim me qytetarët: Kosova Fituese është ajo që investon në çdo familje

24 janar 2025 | 22:01

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka vazhduar takimet me banorët e fshatrave Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah. Gjatë vizitave, Brahimaj ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të potencialeve bujqësore dhe blegtorale të këtyre zonave, duke premtuar mbështetje institucionale për rritjen e investimeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Në kuadër të Programit të tij për Zhvillimin Rural, Brahimaj ka bërë të ditur se do të sigurohet një infrastrukturë më e mirë, si dhe një rritje trefishim të buxhetit për sektorin e bujqësisë, duke krijuar mundësi për përmirësimin e kushteve për çdo familje në këto fshatra. “Kosova Fituese investon në çdo fshat dhe transformon potencialin në mirëqenie për çdo qytetar,” tha Brahimaj gjatë takimeve, duke falenderuar banorët për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Postimi i plotë:

Bashkë me banorët e mrekullueshëm të fshatrave Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah diskutuam për të ardhmen që meritojnë këto vendbanime kufitare me histori e traditë. Potenciali bujqësor dhe blegtoral i kësaj zone është i jashtëzakonshëm, por që kërkon mbështetje institucionale për t’u zhvilluar plotësisht.

Përmes Programit tonë për Zhvillimin Rural, do të sigurojmë infrastrukturë më të mirë, trefishim të buxhetit për bujqësi dhe kushte dinjitoze për çdo familje që jeton në këto fshatra.

Kosova Fituese është ajo që investon në çdo fshat dhe që transformon potencialin në mirëqenie për çdo qytetar. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!

Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 37 dhe kryetar…