Lahi Brahimaj përkujton Luan Haradinajn: Gjaku yt është në rrënjët e shtetit të Kosovës

05 maj 2019 | 14:49

Nesër (e hënë) shënohet 22-vjetori i rënies së heroit të kombit gjeneral Luan Haradinaj.

Në orën 10:30 do të bëhen homazhe te shtatorja e Luan Haradinajt në qendër të Deçanit, ndërsa në orën 11:00 te Kompleksi i Dëshmorëve në Gllogjan.

Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka thënë se 22 vjet më parë Luani i maleve të Shqipërisë, me gjoks e pushkë duke qarë stuhit i sjelli Kosovës lajmin e fillimit të lirisë.

“Nesër, 22 vjet me parë, ishe Luan i maleve të Shqipërisë, që me gjoks e pushkë duke qarë stuhit i sjellë Kosovës lajmin e fillimit të lirisë. Malet shqiptare nuk do ndahen asnjëherë tjetër, se do të jenë të mbrojtura nga gjaku i yt që është në rrënjët e shtetit të Kosovës. Lavdi për jetë e mot, Luan i UÇK-së”, ka shkruar Lahi Brahimaj.


/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chris Brown ka surprizuar të gjithë ndjekësit e Rihannës, teksa…