Lahi Brahimaj poston fotografi në ‘Facebook’ kur u nis me disa bashkëluftetarë për Kosovë pas sulmit në familjen Jashari (Foto)
22 janar 2019
| 11:07
“Fotot që po shihni, janë të realizuara para 21 vitesh, në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kur ishte sulmuar Familja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Me të marrë lajmin, për ketë ngjarje, bashkë me Muje Krasniqin (Kapuqin), Ilir Konushevcin dhe disa bashkëluftetarë vendosëm dhe u nisëm për Kosovë, në kushtet atmosferike që nuk ishin aspak të lehta, ashtu siç po shihen edhe në këto foto”, ka shkruar ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Lavdi, Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Brahimaj.
https://www.facebook.com/1396602507277384/posts/2281094245494868/