Lahi Brahimaj: Takimet me qytetarë po rikonfirmojnë vendimet e drejta të kryeministrit
12 shtator 2019
| 22:49
Kandidati i AAK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka theksuar se takimet me qytetarë po ua rikonfirmojnë vendimet e drejta të kryeministrit Ramush Haradinaj, duke u dhënë mbështetje në mënyrë masovike.
“Takimet tona me qytetarë po na rikonfirmojnë vendimet e drejta të kryeministrit duke na dhënë mbështetje në mënyrë masovike. Një mbështetje të tillë patëm sonte në takimet me nëndegët e fshatrave Kralan, Rakovinë, Doblibare. 100% përkrahje për 100% shtet! #LahiBrahimaj61″, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/