Lahi Brahimaj takoi boksierin Kamer Maloku
12 dhjetor 2018
| 09:30
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka takuar boksierin e mirënjohur kosovar, kampionin në peshat deri 76 kg, Kamer Malokun nga Vushtrria.
Brahimaj këtë takim e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”.
Postimi i plotë i Brahimajt:
Ishte kënaqësi ta takoj mikun tim, boksierin e mirë njohur, kampionin në GBU, Kamer Maloku nga Vushtria, i cili para 10 dite fitoi edhe titullin në WBF Internacional, në peshat deri në 76 kg. Kampioni më njoftoi me hallet, dhe sfidat që e presin tutje….
Realisht shum optimist për të fituar edhe tituj të ri, dhe për të na bën krenar.
Urime e suksese të më tutjeshme miku im Kamer Maloku, urime Champion.