Lahi Brahimaj: Transformimi i FSK-së në ushtri duhet të trajtohet njëzëri nga të gjithë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se për të gjitha temat politike mundemi për të pasur divergjenca e kundërshtime, sepse kështu e ka demokracia, por sipas tij tema e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës duhet të trajtohet njëzëri nga të gjithë, pa dallime.
“Prandaj, t’i lëmë divergjencat elektorale, t’i kthehemi të gjithë bashkë temave nacionale, siç është në ketë rast, FSK-ja e cila po e pret unanimitetin tonë për t’u bërë kontributore në sigurinë e brendshme, të sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe si partnere e NATO-s, në sigurinë e përgjithshme”, ka shkruar Brahimaj.
“Transformimi i FSK-së në ushtri duhet të trajtohet njëzëri nga të gjithë”, Lahi Brahimaj.
Postimi i plotë i Lahi Brahimaj:
Për të gjitha temat politike mundemi me pasë divergjenca e kundërshtime, sepse kështu e ka demokracia. Por tema e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës duhet të trajtohet njëzëri nga të gjithë, pa dallime, sepse kështu kontribuojmë në plotëninë e shtetbërjes së vendit tonë.
Prandaj, t’i lëmë divergjencat elektorale, t’i kthehemi të gjithë bashkë temave nacionale, siç është në ketë rast, FSK-ja e cila po e pret unanimitetin tonë për t’u bërë kontributore në sigurinë e brendshme, të sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe si partnere e NATO-s, në sigurinë e përgjithshme.
Faktori politik i Kosovës dhe të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, duhet të ndihemi me fat, që kryeministri Haradinaj, gjatë vizitës që kishte në SHBA, mori mbështetje të parezerve për temën e transformimit të FSK-s në Ushtri, sikur edhe për shumë tema të tjera, duhet që bashkë me partnerët tonë, SHBA dhe NATO, t’i trajtojmë me seriozitet dhe pa humbur kohë, sepse është interes qenësor për kompletimin e shtetit të Kosovës në të gjitha aspektet.