
Lahi Brahimaj uron Thaçin: Ditëlindjen e ardhshme ta festojmë pranë oxhakut në kullën tuaj
24 prill 2025
| 16:11
Me rastin e ditëlindjes së 57, të ish-presidentit Hashim Thaçi, urime të përzemërta ka shprehur ish-bashkëluftëtari i tij, deputeti Lahi Brahimaj.
Në “Facebook”, deputeti Brahimaj ka uruar Thaçin me besimin se ditëlindjen e ardhshme ta festojmë pranë oxhakut, në kullën tuaj në liri.
“Miku dhe bashkëluftëtari im, zoti president Hashim Thaçi, urime datëlindjen! Uroj që ditëlindjen e ardhshme ta festojmë pranë oxhakut, në kullën tuaj në liri, për të cilën luftuam krah për krah, me emblemën e lavdishme të UÇK-së”, ka shkruar Brahimaj në urimin e tij.