Lahi Brahimaj: Ushtria e Kosovës u bë fal heronjve tanë
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar komandat Mujë Krasniqi, në 20- vjetorin e rënies së tij.
Ai ka thënë se falë kontributit të UÇK-së dhe njerëzve si Mujë Krasniqi, Kosova sot është bërë me ushtri.
“Në 20-vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit, mikut tim më të afërt, Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve, sot kujtojmë me pietet të gjithë që u flijuan për liri të vendit tonë. Muja ishte themelues i UÇK-së dhe një komandantë shumë i zoti, që bëri rezistencë deri në flijim për ta mbrojtur tokën e vetë. Ky është dhjetori i luftëtarëve të mëdhenj, por edhe i vendimeve të mëdha. Pikërisht sot, kur nderojmë heronjtë tanë, Kosova, po bëhet me ushtrinë e saj. NATO-s dhe aleatëve të Republikës së Kosovës, po ju bëhet edhe një partnere e fuqishme, profesionale, për të ruajtur paqen në rajon dhe në botë”.
“Dita e themelimit të Ushtrisë së Kosovës u arrit, falë heronjve tanë, dhe familjeve që sakrifikuan shumë, Familja Jashari, Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luan e Shkelzen Haradinaj, Adrian Krasniqi, dhe të plotë heronjve, gjaku i të cilëve është në themel të pavarësisë e sovranitetit, të cilin tani e tutje do ta ruaj me krenari, Ushtria jonë bashkë me aleatët perëndimorë. Sot dhe gjithmonë, do të përulemi para veprës së heronjve dhe dëshmorëve që sakrifikuan ndër breza që të bëhet shteti”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/