Lahi Brahimaj viziton familjen e Musë Jasharit: Këtu gjetëm strehë, nëna Salë gatuante për ne bukë…

23 shkurt 2023 | 19:14

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj nga Shqiponja, ish-Jabllanica e Gjakovës ka kujtuar ditët e vështira që ai dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë i kaluan gjatë viteve të ‘90-ta.

Brahimaj, ka përmendur familjen e Hamid Jasharit dhe ngrohtësinë që konaku i tij ua bëri në ditët më të vështira.
Brahimaj ka kujtuar edhe nënën Salë të Musë e Sahit Jasharit për bukën që u ka dhënë ushtarëve të UÇK-së.
Kujtojmë që nënat heroina Salë Jashari në Prekaz dhe Azë Brahimaj në Shqiponjë janë vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Statusi i tij i plotë:

Dikur në truallin e Hamid Jasharit, gjetëm strehë, mikpritje e bujari shqiptare, e po ashtu edhe ngrohtësinë familjare.

Nuk e harroj asnjëherë bukën e përgatitur nga Nëna Salë, që e ndanim me shumë bashkëluftëtarë të Luanit e Shkelzenit, që luftuan e ranë heroikisht përkrah baces Shaban.

Ashtu si dikur, edhe sot në Prekaz, në çaj me Musa Jasharin, me shumë kujtime në kokë, e edhe me më shumë krenari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fjalimit të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha lidhur me…