Lahm: Demichelisi do të ishte trajner ideal për Bayernin
Ish-legjenda gjermane e futbollit Philipp Lahm ka deklaruar se trajneri argjentinas Martin Demichelis do të ishte drejtuesi ideal për Bayern Munchen.
43-vjeçari, aktualisht drejton ekipin e Riverl Plate në Argjentinë, por më herë ka qenë trajner i moshave U-19 dhe më pas i ekipit të dytë të Bayern Munchen. Jo vetëm kaq, por Demichelis ka luajtur për 8 sezone me bavarezët (2003-2011), ku në 259 ndeshje zyrtare realizoi 15 gola. Ndaj, për Lahm ai është emri i duhur për stolin Bayernit.
“Demichelis ishte një lojtar i madh për Bayernin, ai luajti edhe si mesfushor për një kohë. Zhvillimi i tij si trajner ka qenë shumë i mirë dhe ai e njeh Bundesligën”, ka thënë Lahm. “Nëse ai do të jetë trajneri i duhur për Bayernin këtë gjë do ta shohim vetëm kur të bëhet trajner. Unë mendoj se është një avantazh për trajnerët që kanë luajtur këtu dhe e njohin kampionatin tonë”, ka thënë më tej Lahm, që e vlerëson ish-shokun e tij të skuadrës së disa viteve më parë.
Demchelis filloi karrierën si trajner te Bayerni, duke udhëhequr ekipin U-23 përpara thirrjes nga “Millonarios”, që e ktheu atë në shtëpi. Të paktën, tani për tani, emri i tij është në mesin e kandidatëve për postin pas Tucheli së bashku me ata të Xabi Alonso, Roberto De Zerbi dhe Ralf Rangnick.