Laimer: Kemi mungesa, por nuk ka justifikime

08 prill 2025 | 11:34

Bayern Munchen do të përballet me Interin në mesjavë, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në prag të këtij takimi, mesfushori austriak i bavarezëve, Konrad Laimer tha se nuk ka justifikime, edhe pse ekipi ka mungesa.

“Ne luajmë për ndeshje të tilla, duam të futemi në fushë të vendosur mirë. Ata kanë cilësi të madhe dhe shumë individualite, kemi shumë të lënduar por nuk kërkojmë justifikime. Duam të prezantojmë veten si një ekip, të gjithë ne. Është e vështirë të ndryshojmë kaq shumë lojtarë”, ka thënë Laimer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ali Caka Në traditën shqiptare, "Po shkunden plakat" është…