“Laja borxhet kur…” Aktori i humorit rrëfen vështirësitë: Rrija pa ngrënë, pronari më nxirrte nga shtëpia me qira se s’kisha lekë
BB VIP – Donald Veshaj duket se është prekur shumë pas akuzave të forta që Einxhel Shkira bëri mbrëmë në drejtim të tij. Fillimisht moderatorja i tha aktorit të humorit se është bërë i njohur vetëm nga historia e dashurisë së mëparshme.
Shkira nuk e la me kaq, pasi më pas ajo i tha se ai dhe i vëllai binjak, Romeo Veshaj ,nuk e kanë paguar për punën e saj në emisionin “Binjakët” dhe e hoqën padrejtësisht nga puna pas një aksidenti që ajo pësoi.
Pas debatit me prezantuesen, aktori u shpreh se ishte i shokuar nga gjithë fjalët që dëgjoi nga Einxhel Shkira dhe se i shpifej vetja. Teksa bisedonte me Arjola Demirin, ai foli edhe për vështirësitë që ka kaluar në jetë për të arritur këtu ku është.
Biseda mes Arjolës dhe Donaldit:
Arjola: Fol ndonjë gjë.
Donaldi: Çfarë të flasësh, jam i shokuar… Çfarë të flas s’bëhet fjalë as për lojë. Më shpifet vetja kur e mendoj
Arjola: Po pse?
Donaldi: Më shpifet vetja.
Arjola: S’mendoj se duhet të të shpifet vetja. Dhe nëse mendon të ta them atë që mendoj para se të shkoj në dhomë të rrëfimit.
Donaldi: Është ndryshe të thuash diçka ndryshe të thuash diçka me dashakeqësi.
Arjola: Ti s’duhet të mërzitesh.
Donaldi: Të fusësh vëllain tim… Ç’punë ka Romeo këtu?
Arjola: Është një këndvështrim që pak a shumë të gjithë e mendojnë.
Donaldi: Jo po të shpjegoj edhe situatën e Marianës (Kondit) se çfarë kam bërë, sa kam dhënë, si i kam dhënë. Të lutem. Ndoshta, pagesa që njerëzit mund të çuditen për një ditë pune. Nuk mund të flas për një gjë që nuk është në shtëpi.
Arjola: Kam qenë edhe unë në kushtet e Einxhel por sigurisht që nuk do i përmendja. Nuk ka pse të të duket vetja i shpifur. Ka një fije vërtetësie që s’duhet të të vrasi. Unë nëse jam intriguar të të njoh është pikërisht nga historia jote e dashurisë. Kjo s’ka asnjë gjë të keqe se mund ti ndodhë edhe një femre që është e panjohur fare dhe të njihet me një person publik dhe bëhet e njohur.
Donaldi: O shpirti unë kam kapur milionat në YouTube. Kam punuar çdo ditë…
Beniada: Është diçka shumë normale si vajzat që fejohen…
Arjola: Ke Belenin që e përmendëm që është lidhur me një djalë super të thjeshtë dhe e ka bërë super të famshëm
Donaldi: Nuk më bëri njeri mua
Arjola: Ti s’duhet të prekesh
Donaldi: E ke shumë gabim
Arjola: Unë kam qenë nga ata njerëzit që kanë thënë në lidhje me Donaldin, njerëzit që nuk janë në këtë reality-show mos i përmendni. As unë nuk jam paguar Donald dhe kjo më vret.
Donaldi: Unë nuk jam paguar, nuk e merrja rrogën, kur e merrja laja ato borxhet që kisha, një herë në tre muaj e merrja, në gusht merrja prillin. Kjo është jeta. Kam qenë korrekt nga fillimi deri në fund. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. S’dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë lloj opinioni, unë e di çfarë kam përballë. Llafet i kam besdi. Ule kokën aty, puno! Më 240 mijë lek kam filluar unë punë. Më nxirrnin nga shtëpia se isha me qira dhe shkoja bëja sketche që pronari na ka nxjerrë nga shtëpia dhe me ato kapja miliona. Nuk dua realisht të flas as edhe një lloj gjëje. Janë disa gjëra që nuk tregohen. Është dashakeqësi. S’më tregon dot çfarë është puna. Flija herët që mos të punonte stomaku, se rrija pa ngrënë.
Arjola: I kam bërë vetë këto gjëra.
Donaldi: Unë kam parë gjithmonë të mirën time.