Lajçak beson se opozita do të jetë konstruktive për dialogun
16 shtator 2021
| 14:54
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se partitë politike opozitare në Kosovë kanë eksperiencë në këtë proces.
Pas takimit me përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ai ka thënë se beson që këto parti do të jenë konstruktive në këtë proces.
“Kërkova për mbështetje të dialogut, pasi arritja e një marrëveshje përfundimtare është në të mirën e Kosovës. Partitë opozitare kanë eksperiencë në dialogun, dhe për mua ishte e rëndësishme të dëgjojë mendimin e tyre. Po ashtu besoj që do të jenë konstruktiv. I konsiderojë këto takime shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur me rezultatet”.