Lajçak bisedoi me Gjuriqin lidhur me rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi

19 maj 2020 | 18:23

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka telefonuar sot shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Temë diskutimi mes Lajçakut dhe Gjuriqit i cili udhëheq një zyrë në Serbi e cila e sheh Kosovën ende si pjesë të Serbisë ishte vazhdimi i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Bisedova me Marko Gjuriqin sot rreth domosdoshmërisë për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe, në këtë kontekst, rreth çështjeve praktike, vazhdimin e bashkëpunimit të mirë për përballje me COVID-19 dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme”, ka bërë të ditur Lajçak përmes “Twitter”-it. (A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, është bërë baba…