Lajçak: Dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime

13 shtator 2021 | 17:19

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se ky proces i ka sjell Kosovës shumë përfitime.

Në tryezën online e organizuar nga European Policy Centre, ai ka thënë se përmes këtij dialogu Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj.

Sipas tij, gjithçka në këtë proces është politike.

“Dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime. Përmes këtij dialogu sipas tij Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj, pastaj ka fituar kodin telefonik +383 dhe prezentim si palë e barabartë në nisma rajonale. Dua të them se nuk ka asgjë si dialog teknik, nuk ka çështje teknike, çdo gjë është shumë politike. Dëgjova kryenegociatorët në Bruksel, diskutuam për shumë orë gjatë dy ditëve, nuk kishte asnjë gjë teknike, çdo gjë ka ndikim politik. Dialogu është politik”, ka deklaruar Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë sanksionet ndaj Rusisë edhe…