Lajçak edhe zyrtarisht i dërguar i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd

03 prill 2020 | 11:53

Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi të premten ish-ministrin e punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim Këshilli thotë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës”.

Mandati fillestar i Lajçakut do të jetë 12 muaj.

Se do të ndodhte emërimi i Lajçakut në këtë pozitë ishte paralajmëruar shumë kohë më herët nga burime brenda Bashkimit Evropian. E presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kishte informacione për emërimin e tij, kishte deklaruar se “misioni i tij është i paracaktuar të dështojë”. “Misioni i tij është krijuar të dështojë për shkak të angazhimit të tij për ta ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën”, kishte deklaruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para zgjedhjeve ishte zotuar…