Lajçak i lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë

07 shkurt 2023 | 08:26

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Lajçak tha se do të vazhdohet tutje me diskutohet në takimin e nivelit të lartë.

Ai theksoi se ka pasur takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë ditës së hënës, emisari i BE-së ka pasur takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Kurti tha se Kosova e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizmin  e raporteve Kosovë-Serbi.

“Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas politikanes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, Aleksandar Vuçiq po…