Lajçak informon Italinë për dialogun Kosovë-Serbi

18 nëntor 2021 | 15:16

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me nënsekretarin italian të shtetit, Benedetto Della Vedovam, të cilin e ka informuar për zhvillimet e fundit në Ballkan.

Ai ka falënderuar Italinë për mbështetjen që i ka dhënë atij në rolin ndërmjetësues të dialogut.

“E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për edicionin 13-të të turneut Ndërkombëtar të Boksit për Senior…