Lajçak javën e ardhshme vjen në Kosovë

13 janar 2023 | 18:57

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhme do të vizitojë Prishtinën.

Kështu raporton Telegrafi duke u thirrur në burime. Kjo vizitë vjen pas paralajmërimeve se plani franko-gjerman, i njohur edhe si plani “evropian”, për ta zgjidhur çështjen politike mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të intensifikohet në fillim të janarit.

Të mërkurën që lamë pas në Prishtinë qëndroi për vizitë zyrtare këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin kosovar ai kërkoi formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…