![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/8F430C51-3969-4C7B-9128-CB512E325386.jpeg)
Lajçak konfirmon se në Bruksel janë diskutuar opsione për çështjen e targave
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajkçak, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Twitter”, ka njoftuar se delegacionet kanë diskutuar për çështjen e targave. Pos saj, Lajçak gjithashtu pati edhe një porosi për Kosovën dhe Serbinë.
Lajçak ka njoftuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, po diskutojnë në Bruksel rreth çështjes së targave. Sipas tij, diskutimet sollën qartësi që potencialisht mund të sjellin rezultate.
Tutje, emisari i BE-së ua çoi një mesazh Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mënyrë që të arrihet rezultati final.
“Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt të grupeve punuese rreth çështjes së targave. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët të vazhdojnë të punojnë për opsionet në funksion të afrimit të afatit”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”.