Lajçak në prani të Besnik Bislimit i tregoi BE-së, sa po i zbaton marrëveshjet Kosova
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar që sot është mbajtur një takim i Grupit Special për Normalizim, sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën.
Lajçak, përmes Twitter-it, ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për t’i njoftuar shtetet anëtare të BE-së për nivelin e implementimit të marrëveshjeve si rezultat i dialogut në të kaluarën.
“Sot, mbajtëm një takim të Grupit Special për Normalizimin sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën. Ishte një mundësi e mirë për t’i njoftuar shtetet anëtare të BE-së për nivelin e implementimit të marrëveshjeve që kanë dalë si rezultat i dialogut në të kaluarën”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak, e ka falënderuar zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, për prezantimin e bërë në këtë takim.
Today, we held a meeting of the Special Group on Normalisation under Kosovo’s SAA. It was a good opportunity to give EU Member States an overview of Kosovo’s level of implementation of past Dialogue agreements. I thank First DPM @BislimiBesnik and his team for their presentations pic.twitter.com/3JWgn8YSIH
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 5, 2022