Lajçak në Prishtinë, takim me Kurtin
15 shtator 2022
| 15:35
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po takon të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në “Facebook”.
Nga Bashkimi Evropian, vizita e Lajçakut nuk u paralajmërua më herët.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se jo domosdoshmërisht komentojnë çdo takim pune apo ndërveprim të tij me partnerët në rajon.
“Këto vizita pune, njësoj si ajo e sotmja në Kosovë, po zhvillohen në kuadër të çuarjes përpara të procesit të dialogut dhe vazhdimit të diskutimeve për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, tha Stano në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.