Lajçak në takime të mbyllura na ka thënë se është për njohje reciproke

02 shkurt 2022 | 07:42

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për vizitën e të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në Kosovë.

Hoxhaj në DPT te Fidani ka folur për qëllimet e kësaj vizite.

Ai tregoi se Lajçak u ka thënë në takime të mbyllura që është për njohje të ndërsjellë në mes Kosovës e Serbisë.

“Një nga qëllimet e vizitës është që nëse Bashkimi Evropian nuk fol për njohje të ndërsjellë, zotri Lajçak e tha që jemi në vijë të njëjtë me SHBA. Neve në takime të mbyllura Lajçak na ka thënë që jam për njohje të ndërsjellë, dhe qëndrimi i BE-së është për njohje të ndërsjellë, sepse ne i kemi bërë presion”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se për këtë u kishin bërë presion të huajve sa ishte ministër i Punëve të Jashtme, që t’i vendoset një emër fundit të procesit.

“Sa kam qenë ministër i Jashtëm kemi kërku, pse nuk ia vendosni emrin fundit të procesit. Përsëri këtu Kosova ka partner të shenjtë Amerikën, ku gjatë kohës së Trumpit për herë të parë ishte e qartë që dialogu duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë. Tash qëndrimi i Biden, qëndrimi i Blinkenit, i Hovenier është i njëjtë , duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë”, tha Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje…