Lajçak nesër vjen në Kosovë, viziton veriun
26 qershor 2022
| 12:07
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do ta vizitojë nesër Kosovën.
Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.
Ai do të qëndrojë në Kosovë nga data 27 deri më 29 qershor.