Lajçak niset drejt Kosovës, bllokohet në Zyrih

15 qershor 2020 | 18:40

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritej të vizitonte Kosovën ditën e sotme dhe të qëndronte deri më 18 qershor.

Ky është avioni i parë që niset nga BE-ja drejt Tiranës, në një kohë kur Shqipëria dhe Europa përpiqen të rihapin kufijtë, mbylljes disa-javore të shkaktuar nga COVID-19.

Lajçak dhe pasagjerët e tjerë janë duke udhëtuar nëpërmjet “Swiss Air” dhe pritja e tyre ka zgjatur prej disa orësh.

Zyra e BE-së ka bërë të ditur se në qëndrimin e tij në Kosovë, që do të zgjasë deri më 18 qershor, Lajçak planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut, të lehtësuar dhe Bashkimi i Evropian.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Lajçak është i mirëseardhur nëse e kupton që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do ta pres në takim për t’i paraqitur qëndrimin e qeverisë rreth çështjes së dialogut.

Kjo është vizita e parë e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, në shtetin, prej emërimit si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. /euronews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 20-vjeçar është dënuar me 30 muaj burgim për shkak…