Lajçak pas Samitit në Londër: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE s’ka alternativë
13 dhjetor 2021
| 19:45
I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, i ka mirëpritur diskutimet brenda Samitit të Ministrave të Jashtëm që është mbajtur në Londër të Anglisë.
“Takime shumë të frytshme në mes të Mbretërisë së Bashkuar-Bashkimit Evropian plus Ballkanit Perëndimor, sot në Londër”,
“Nuk ka alternativë për integrimin e rajonit në BE. I lumtur që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, është shprehur Lajçak, transmeton Klankosova.tv.
Në samitin e sotëm, Kosovën e ka përfaqësuar Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.