Lajçak pas takimeve me liderët e opozitës: Takimet kanë përmbushur qëllimin

10 mars 2023 | 15:17

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi me partitë opozitare ka qenë për t’i informuar për takimin e 18 marsit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, ky takim ka pasur për synim që t’i informojë partitë opozitare personalisht, teksa thotë se është përmbushur qëllimi.

“I informova për procesin, për pritjet e komunitetit ndërkombëtar. Ata shpjeguan qëndrimet e partive të tyre. Pra, e gjitha është pjesë e përgatitjeve për takimin e 18 marsit dhe është shumë e rëndësishme që ata të dëgjojnë nga unë, jo vetëm nga mediet apo në Parlament. Prandaj, për mua këto takime kanë përmbushur qëllimin”, ka thënë Lajçak për gazetarët në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim drejtoreshën e…