Lajçak pas takimeve në Beograd: Shpresoj se jemi në rrugën e duhur
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar gjatë javës kanë qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, derisa Qeveria e Kosovës nga 1 shtatori pritet të zbatojë vendimin për targat dhe dokumentet.
E të enjten pas vizitave në Kosovë, Lajçak dhe Escobar kanë qëndruar në Beograd.
Lajçak në një postim në “Twitter” ka shkruar se pas një raundi të dytë të bisedimeve në Beograd, shpreson se janë në rrugën e duhur, duke vlerësuar siç shkruan “përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropian”.
“Pas një raundi të dytë diskutimesh, mbrëmë vonë, unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, ka shkruar Lajçak.
After a second round of discussions late last night, I hope we are on the right track. I appreciate @predsednikrs sincere effort to support a European solution. Our talks will continue.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 26, 2022