Lajçak pas takimit me Kurtin: Ishte diskutim i thellë dhe i fuqishëm

09 shtator 2022 | 12:48

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka thënë se folën për dialogun dhe mënyrën për ta çuar procesin përpara.

Ai bëri me dije se diskutimi me Kurtin ishte i thellë dhe i fuqishëm, teksa shtoi se folën edhe për mënyrën se si të sjellin dinamikë më të madhe në proces.

“Ne nuk mund të tregojmë për detajet, pasi të njëjtin diskutim do ta kemi edhe në Beograd”, është shprehur Lajçak.

Kujtojmë se në takim me Kurtin ishin edhe Jens Plotner,  i ngarkuari i kancelarit gjerman, Olaf Shcholz dhe Emmanuel Bonne, i ngarkuari i presidentit francez Emmanuel Macron. Pas takimit me Kurtin, treshja do të udhëtojnë për në Beograd ku do të takojnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria e ka…