Lajçaku pas takimit me Vuçiqin dhe Petkoviqin: Biseduam për zbatimin e marrëveshjes
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e tij që pati sot në Serbi.
“Me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka thënë Lajçak në platformën X.
Kjo vizitë e Lajçak në Beograd vjen pas asaj të ditëve më parë në Prishtinë. Të dyja i paraprijnë takimit të së enjten në mes të dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
After my visit to Kosovo, I also travelled to Belgrade to prepare for this week’s meeting of Chief negotiators. With @predsednikrs and @PetkovicPetar I discussed the way forward in the Dialogue and necessary next steps to implement the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/yN3m3bg4dL
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 14, 2023