Lajçak: Presim zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës pa vonesë

31 dhjetor 2023 | 11:29

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se pret që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të mbahen pa vonesa të mëtejshme.

Në një intervistë për gazetën serbe Politika, ai ka deklaruar se është e rëndësishme që procesi drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja për kryetarë komunash në katër komuna më në fund filloi me themelimin e grupeve inicuese të serbëve lidhur me peticionin në fillim të dhjetorit.

“Rithemelimi i pushteteve lokale plotësisht përfaqësuese në veri të Kosovës është i domosdoshëm për deeskalimin e situatës në terren dhe për procesin më të gjerë të normalizimit, si dhe është i domosdoshëm për vazhdimin e krijimit të Asociacionit”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bullgaria dhe Rumania do t’i bashkohen pjesërisht zonës Shengen nga…