Lajçak takohet me deputeten britanike Kearns, thotë se folën në detaje për dialogun

17 shkurt 2024 | 12:50
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me deputeten britanike Alicia Kearns, me të cilën ka thënë se ka folur detajisht për dialogun Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE’ja si dhe zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë.

“Kisha një diskutim të detajuar dhe i mirë me Alicia Kearns rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, në veçanti dialogun për normalizim dhe zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlerësova interesimin dhe angazhimin e saj për të mbështetur përparimin demokratik në rajon”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe muaj më parë, deputetja britanike, Alicia Kearns, ka dërguar një letrën  Bashkimit Evropian përmes të cilës kërkonte  t’u jepet fund “masave negative” ndaj Kosovës.

Ajo shpjegoi se cili është qëllimi i kësaj letre, e po ashtu foli edhe për fletarrestimin ndërkombëtar ndaj Millan Radoiçiqit e për hetimet e ndërkombëtarëve lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Janë kryesuesit e komisioneve për punë të jashtme në tërë Evropën që kërkojnë t’u jepet fund masave negative që BE në mënyrë të njëanshme ia vendosi Kosovës para disa muajve dhe në thelb ne kërkojmë edhe një herë që të rikthehet drejtësia në proces dhe që BE t’i heqë këto masa negative”, kishte deklaruar deputetja Kearns.

Tutje Kearns bënte thirrje që  se masat duhet të hiqen pasi, sipas saj, janë krejtësisht të padrejta dhe në radhë të parë nuk është dashur të vendosen fare.

“Posaçërisht marr faktin që kësaj here BE pretendon që po punon për t’u përpjekur ta stabilizojë regjionin dhe parandalojë përhapjen e konfliktit. Vendosja e masave negative ndaj një shteti që kishte ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e tyre dhe pastaj u përball me banditë të armatosur dhe të paguar përreth zyrave të tyre komunale, në një vend që ka forcat e saj ushtarake dhe policore dhe sulmohet ku si pasojë një zyrtar policor u vra dhe tre zyrtarë policorë u kidnapuan, ky nuk është një vend që duhet t’i nënshtrohet masave negative”, deklaroi ajo.

Tutje ajo shtoi se nëse ka ndonjë vend që duhet t’u nënshtrohej këtyre masave – është Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të veshur me uniformë të UÇK-së, katër qytetarë kanë bërë…