Lajçak takoi ambasadorët e shteteve të Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, takoi të hënën në Bruksel ambasadorët e shteteve të rajonit.
Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë njoftoi vetë për takimin me ambasadorët, duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “ishte mirë të fliste me të gjashtë ambasadorët e Ballkanit Perëndimor në ditën e tij të parë në Bruksel”.
“Patëm një diskutim konstruktiv rreth situatës në rajon dhe procesit të integrimeve në Bashkimin Evropian. I njoftova ata me planet e mija në lëvizjet përpara”, u shpreh Lajçak. (A. M / Epoka e re).
Good to speak to all six Western Balkan Ambassadors to the 🇪🇺 on my very first day in Brussels. We had a constructive discussion about the situation in the region and the EU integration process. And I informed them about my plans going forward.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 25, 2020