Lajçaku takon Bislimin: Gjithçka në bisedimet Kosovë-Serbi është politike, asgjë teknike
06 korrik 2021
| 11:11
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialog, Mirosllav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Lajçaku ka thënë së gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.
“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçaku.