Lajçak: Të hënën vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

25 shtator 2020 | 07:04

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se të hënën do të zhvillohet takimi mes shefave të ekipeve negociatore të këtyre dy vendeve.

Koordinator shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, në nivel ekspertësh është, Skender Hyseni, derisa pala serbe përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se temë e diskutimit do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore.

“Tema e Asociacionit nuk do të jetë në agjendë pasi njëra palë nuk është e gatshme për të diskutuar. Mirëpo kjo gjë duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, siç është arritur pajtueshmëri gjatë takimit të liderëve”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada Adriatik Kryeziu, është…