Lajçak thotë se javën e ardhshme pritet marrëveshje e rëndësishme Kosovë-Serbi

17 qershor 2022 | 13:18

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për “Euronews Albania” ka deklaruar se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se është bërë shumë punë dhe ka pasur progres, edhe pse, sipas tij, kjo nuk ka qenë dhe aq e dukshme.

“E vërteta është se dy kryenegociatorët po takohen çdo muaj në Bruksel dhe ne po diskutojmë një numër çështjesh konkrete, si implementimi i marrëveshjeve të shkuara që janë miratuar para disa vitesh por nuk janë implementuar. Ne gjithashtu po diskutojmë rreth çështjeve të ditëve të sotme për t’u siguruar që ato të mos kthehen në probleme të mundshme dhe së fundmi ne po punojmë edhe për të ardhmen e marrëveshjes së normalizimit”, ka thënë Lajçak.

Ai ka bërë me dije se javën e ardhshme do të kenë një tjetër takim mes kryenegociatorëve ndërmjet dy vendeve.

“Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, ka deklaruar Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë…