Lajçak thotë se temë diskutimi është edhe propozim gjermano-francez

22 tetor 2022 | 15:55

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurtin në Prishtinë.

Pas takimit, Lajçak ka theksuar se diskutimi me Kurtin ishte “konstruktiv dhe i dobishëm”.

Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen po ashtu në kohën kur në opinion po qarkullon një i ashtuquajtur propozim gjermano-francez në lidhje me lehtësimin dhe zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur në lidhje me këtë propozim, Lajçak tha se “natyrisht që kanë biseduar për këtë”

“Kjo është arsyeja që po vij këtu çdo javë. Por, shpresoj që e kuptoni se nuk do t’i ndihmonte procesit, nëse unë jam ai që jap detaje. Këto janë çështje të ndjeshme dhe jam në kontakt javor me kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka deklaruar Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,…