Lajçak tregon në Beograd se po negociohet për një marrëveshjeje që Blinken ia kërkoi Kurtit

04 shkurt 2022 | 08:13

Gabriel Escobar, emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe emisari i BE-së për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, momentalisht po qëndrojnë në Serbi, pas vizitës që bënë në Kosovë. Ky i fundit njoftoi në “Twitter” se në Beograd po negociohet për një marrëveshje që Blinken ia kërkoi Kurtit.

Ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i pari që përmes një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kërkoi që të rregullohet çështja e rrymës në veri të vendit.

Lajçak ditë më parë ka njoftuar se çështja e rrymës është ngritur edhe me grupin punues të Kosovës për dialogun, të cilit i prin zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Përmes një shkrimi në “Twitter, Lajçak njoftoi nga Beogradi se edhe atje po diskutohet kjo çështje.

“E mirëprita mundësinë e sotme për të biseduar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, për çështjet të cilat po diskutohen në dialog, përfshirë energjinë, personat e zhdukur dhe çështjen e targave”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur…”, i kishte thënë Blinken Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëra nga deputetët që ka shpenzuar më së shumti është…