Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët
06 shtator 2024
| 10:51
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet, mirëpo në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.
Ai këto komente i bëri pas takimit në Qeveri të Kosovës me zëvendëskryeministrin Bislimi.
“Biseduam se sa progres është arritur nga takimet e fundit. Diskutuam çështjen e Urës së Ibrit dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-së është i mirënjohur, por po e përsëris… duhet të hapet, por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë Lajçak.