Lajçak vjen sot në Kosovë
01 mars 2021
| 08:14
Mirosllav Lajçak nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga sot.
Pas Prishtinës, Lajçak do të vazhdojë vizitën në Serbi dhe më pas në Mal të Zi.