Lajçak: Zgjedhjet e reja në veri përmes dorëheqjes së kryetarëve ose përmes referendumit

20 qershor 2023 | 15:30

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak kanë marrë pjesë në një të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington.

Të dy kanë folur për situatën në veri dhe raportet pas saj mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.

Duke folur për kërkesën për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, Lajçak ka theksuar se ka dy mënyra: ose përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë në veri të Kosovës, apo përmes referendumit.

Ai tha se të dyja do të ndiqnin ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. “Por, deri më tani nuk kemi parë vullnet politik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, ka theksuar ai.

Escobari: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka…