Lajçaku bisedon me Vuçiqin për zgjedhjet në veri: Takimi dha qartësi për hapat e mëtejmë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar të mërkurën me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Beograd.
Për këtë takim, Lajçaku ka njoftuar në “Twitter”, duke thënë se diskutuan për zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës dhe pjesëmarrjen e serbëve në to.
Lajçaku ka thënë gjithashtu se ky takim dhe vizita i dhanë qartësi për hapat e ardhshëm.
“E vazhdova vizitën time me një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthimin në dialog. Takimi dhe vizita ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”, ka shkruar ai.
Lajçaku dje ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
I continued my visit to meet with @predsednikrs @avucic. We had an honest and open conversation on the way forward, including the need for new local elections with participation of K-Serbs and return to the Dialogue. The meeting and the trip helped to get clarity about next steps pic.twitter.com/2KQIGx88iK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 5, 2023