Lajçaku, Bislimit: Na duhet zgjidhje urgjente për targat, dhuna apo eskalimi janë të papranueshme  

15 nëntor 2022 | 17:04

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin e me të cilin kanë diskutuar për krizën aktuale të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçaku ka theksuar se në takim në mënyrë specifike kanë diskutuar për targat dhe sipas sllovakut duhet urgjentisht të gjendet një zgjidhje për të siguruar stabilitet dhe siguri në terren.

“Çfarëdo eskalimi apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçaku në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu grumbullohet në Përfaqësuesen e Kosovës…