Lajçaku dënon vrasjen dhe plagosjen e policëve: Sulm i tmerrshëm, kryerësit të sillen para drejtësisë

24 shtator 2023 | 14:02

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve nga formacione ushtarake terroriste.

Ai ka thënë se e dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës.

“Çfarëdo forme e dhunshme është absolutisht e papranueshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Miroslav Lajçak në “Twitter”, teksa ka rishpërndarë edhe komunikatën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar…