Lajçaku dhe Bislimi takohen në Bruksel, bisedojnë për hapat e ardhshëm në dialog
14 korrik 2022
| 20:46
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Bruksel zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator në dialogun me Serbinë.
Lajçak, përmes një postimi në “Twitter”, ka bërë me dije se në takimin e sotëm është biseduar për hapat e ardhshëm në dialog.
“Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimin sot në Bruksel për gjendjen e tanishme dhe hapat e ardhshëm në dialog”, ka shkruar Lajçak.
Had a long and detailed discussion with @BislimiBesnik today in Brussels about the state of play and next steps in the Dialogue. pic.twitter.com/tGQvSS2DzQ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 14, 2022