Lajçaku dhe Escobari nesër dhe pasnesër vizitojnë Kosovën dhe Serbinë
04 qershor 2023
| 08:12
Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i ShBA-së, Gabriel Escobar, të hënën dhe të martën do të qëndrojnë në Kosovë dhe Serbi.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, i cili tha se Escobari dhe Lajçaku këtë vizitë do ta zhvillojnë për depërshkallëzimin e tensioneve në Veri.
“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai për KP.