Lajçaku dhe Kurti diskutojnë për hapat e mëtejshëm për dialogun Kosovë-Serbi

11 korrik 2022 | 13:09

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në simpoziumin e 24-të të “Symit” është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka thënë se ka diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se në takim me Kurtin janë fokusuar në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog.

“Në margjinat e simpoziumit të 24-të të ‘Symit’, unë dhe Albin Kurti diskutuam situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Elona Duro ka qenë së fundmi e ftuar në…