Lajçaku dhe Palmeri, mëngjes pune me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë

01 qershor 2021 | 10:47

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot qysh në mëngjes ka filluar takimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Në këto takime, Lajçaku ka thënë se i është bashkuar edhe zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer, të cilin e ka quajtur edhe “shok të mirë”.

“Filluam ditën e dytë me një mëngjes pune me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, bashkë me shokun tim të mirë, Matt Palmer, i cili më është bashkuar mua në këto vizita. Si gjithmonë, një prezantim i mirë rreth aktiviteteve në terren”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajçaku dhe Palmeri dje kanë takuar të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shtyrë raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,…